“Gruaja e vogël” rome

Nga Aurora Daka

Ajo është vetëm 15 vjeç dhe çdo prind që do të kishte një vajzë në moshën e saj do të shprehej se ka një vajzë të vogël, në hyrje të adoleshencës. Ndërsa për të nuk mund të thuash këtë gjë…kjo vajzë rome është ‘një grua e vogël’. Në filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, shumë popullor për të rinjtë në fillim të viteve ’90; me termin “Kasandra” emërtohej helmi vdekjeprurës që i merr jetën njerëzve. Krejt të kundërtën bën kjo vajzë, që mbart të njëjtin emër, që fati a prindërit deshën t’ia vinin të tillë: kjo Kasandër të shton jetën. Vazhdoni leximin

Advertisements

Lulëzim Basha: Djali me duart e arta!

Nga Izaura Ndoj

Lulëzimi duhet të jetë pjesë e tregut të punës, pasi ka të gjitha cilësitë dhe aftësitë për t’iu përshtatur tregut aktual të punimeve artizanale dhe pasionit të tij, pikturës…

Qendra Ditore “Jetë në Zhvillim” në Fushë –Krujë, me shërbimet e saj sociale ka aftësuar dhe ka integruar në shoqëri 32 persona me aftësi të kufizuara, pavarësisht karakteristikave individuale…

… U ndodha rastësisht në ambientet e qendrës “E jona” dhe nuk munda të rrija aq indiferente, por guxova dhe hyra, e teksa mundohesha të orientohesha se me kë duhet të flisja, vura re ca buzëqeshje të hasura jo shpesh në jetën e përditshme! Vazhdoni leximin

INTERVISTA/ Tahire Balla: Lumi po na merr përpara, na ndihmoni sa jemi gjallë!

Nga Arlis Alikaj

Në qytetin e vogël të Librazhdit buzë lumit Shkumbin, jeton një familje e cila ka nevojë emergjente për një banesë të re, pasi rrezikohet çdo ditë nga kushtet e këqija dhe shembja e tokës që ndodh aty shpeshherë. Si për ironi, përballë shtëpisë së kësaj nëne me njëqind halle, shtrihen lokalet e luksit që u ofrojnë dreka e darka luksoze biznesmenëve ose pushtetarëve, asnjëri prej të cilëve nuk i ka hedhur sytë nga ana tjetër e lumit… Askush nuk e ka vënë re këtë shtëpi që ditë për ditë, rrëshqet drejt lumit Shkumbin. Ndërsa bëja intervistën, një copë dërrasë ra në këmbët e mia e desh më zuri poshtë. “Të shpëtoi Zoti, o bir, si neve çdo ditë”, më tha zonja Balla. Le të shërbejë ky apel si një thirrje për t’i ndihmuar të gjallët sa janë gjallë… Vazhdoni leximin

Varfëria ekstreme, komuniteti rom i pambrojtur në polici e prokurori

Nga Sonila Mesareja

Avokatët: Të akuzuarit e këtij komuniteti, të pambrojtur në ndalim dhe hetim, edhe pse detyrim ligjor. Mbrojtja u ofrohet nga shteti vetëm në gjykata

Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Ky është parimi me të cilin ecet në drejtësinë e çdo vendi dhe presupozohet që kjo zbatohet apo duhet të zbatohet edhe në vendin tonë në sistemin e drejtësisë. Po realisht a janë të gjithë të barabartë? A trajtohen njëlloj? Në këtë shkrim nuk do shkruajmë për gjithë komunitetin shqiptar që përballet me sistemin tonë të drejtësisë, por një pjesë të tyre, romët. Vazhdoni leximin

Ardiani, psikologu i verbër i shkollave të Gramshit

Nga Sonila Isaku

Shërbimi që ofron 45 vjeçari ofrohet edhe në fshatrat më të largëta të zonës.

Problemet e aftësisë së kufizuar pikërisht në shikim, Ardian Ceci i ka quajtur vetëm një sfidë të jetës, të cilat duhet të kalohen. Ai sot është një nga psikologët më të mirë të Gramshit, dhe ofron shërbim si në shkollat e qytetit ashtu edhe deri në zonat më të largëta. 45-vjeçari me verbëri të plotë, arrin të shkojë në çdo shkollë që i është ngarkuar dhe të këshillojë nxënësit të cilët kryesisht shfaqin problemet e moshës dhe kanë nevojë për një psikolog. Por sa e vështirë është puna që ai kryen duke pasur parasysh mungesën e shikimit? Vazhdoni leximin

Mungesa e kapaciteteve: kujdesin paliativ e marrin vetëm 30 % e pacientëve me kancer

Nga Ola Mitre.

Një vit më parë ai filloi të shfaqte shenjat e para të sëmundjes, ndërsa shumë shpejt u diagnostikua me tumor në kokë. Sot vogëlushi 6-vjeçar, Reli Xhoxhi e ka të pamundur të ecë pa karrocën me rrota, ndërsa dhimbjet e sëmundjes sa vijnë dhe shtohen. “Mjekët na thanë se trungun cerebral e kishte të dëmtuar dhe ishte një nga shkallët më të rënda të sëmundjes. Pasi e trajtuam në Spitalin e Tiranës ikëm për 4 muaj në Itali, ndërsa u kthyem në nëntor të vitit që kaloi. Djali është në shtëpi, nuk vazhdon më terapinë. Vazhdoni leximin

Për disa kjo është ngjitja e malit Everest

Nga Lavdrim Lita

E quajnë barrierë fizike arkitektonike dhe mendon se do të përballesh me një mur, pengesë e pakalueshme, por mjaftojnë disa centimetra në trotuar, mungesë pendencash në hyrje pallatesh e godinash, për të pasur përpara një mur që të lë jashtë shoqërisë. Në një ditë të zakonshme  pengesa e parë për një person me aftësi të kufizuara lëvizëse janë hapësirat ndarëse ndërmjet trotuareve të cilat janë të ngritura nga niveli i asfaltit pothuajse 10-15 cm, gjë që nuk e lejon lëvizjen e lirshme. Vazhdoni leximin